Mospërgjigja e Qeverisë ndaj kontratës kolektive, SBAShK paralajmëron vendime sindikale nga shtatori

11 korrik 2025 | 16:57

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka mbajtur takimin e Këshillit Drejtues, ku ndër çështjet kryesore të diskutimit ishte caktimi i datës së Kongresit të 9 të jashtëzakonshëm, i cili do të mbahet më 18 korrik 2025, në format online, duke filluar nga ora 10:00.

Takimin e kryesoi kryetari i SBAShK-ut, Rahman Jasharaj, i cili theksoi gatishmërinë për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve që do të kërkohen nga anëtarësia në këtë Kongres.

Tema qendrore e Kongresit do të jetë mosgatishmëria e institucioneve për të bashkëbiseduar me SBASHK-un, me theks të veçantë mbi refuzimin e MAShTI-t dhe Qeverisë për të diskutuar Draftin e Kontratës Kolektive, të dorëzuar nga SBAShK në tetor 2024.

Sipas njoftimit të SBASHK-ut, Kongresi do të vendosë për hapat e ardhshëm sindikal, të cilët pritet të ndërmerren nga muaji shtator, nëse nuk ka ndryshim në qasjen e institucioneve.

Gjithashtu, do të diskutohen dhe disa ndryshime statutare, me qëllim që Statuti i SBAShK-ut të jetë në harmoni me ndryshimet e bëra nga Sindikata Botërore e Arsimit (EI) dhe Komiteti Evropian i Sindikatave të Arsimit (ETUCE), në kongresin dhe konferencën e mbajtura në vitin 2024.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas 20 vitesh, Christian Horner nuk do të jetë më…