
Mosvotimi i Gërvallës, gruaja e Ejup Maqedoncit i del në mbrojtje Shqipe Selimit
21 gusht 2025
| 11:50
Arbërie Veliu-Maqedonci, bashkëshortja e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Ejup Maqedonci, ka reaguar publikisht në mbështetje të deputetes Shqipe Selimi-Mehmeti.
Reagimi i saj erdhi pas vendimit të Selimi-Mehmetit që të mos e mbështesë Donika Gërvallën për postin e kryeparlamentares gjatë seancës konstituive të Kuvendit.
Në një koment të lënë në “Facebook”, Veliu-Maqedonci i ka shprehur respekt Selimit duke shkruar: “Respekt Shqipe”, të shoqëruar me emoji duartrokitjesh.
Vetë Selimi-Mehmeti e kishte arsyetuar mosvotimin duke thënë se ky qëndrim lidhet me deklaratat e Gërvallës kundër bashkëshortit të saj, Rexhep Selimit.