Mot i ftohtë në pesë ditët e ardhshme në Kosovë

05 maj 2019 | 23:25

Në pesë ditët e ardhshme në Kosovë do të marrë mot i ftohtë me masat e ndikuara nga veriu.

Sipas një njoftimi nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), masat e tilla të martën do të fuqizohen dhe do të ketë rënie të temperaturave në vlerat ekstreme.

“Përderisa në viset e ulëta parashihen reshje shiu, në ato malore reshjet do të shoqërohen edhe me borë. Temperaturat minimale parashihet të lëvizin mes 1-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet nga 9-18”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Nuhi Bytyçi përmes një deklarate për media ka bërë…