
Mot me diell, temperaturat deri në 20 gradë
26 mars 2022
| 08:55
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë me dije se situatë pothuaj e ngjashme meteorologjike do të vazhdojë të mbajë edhe për gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit, por me rritje të lehta të temperaturave në dy vlerat ekstreme.
Minimalet do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.