
Mota nga FC Porto përforcon Prishtinën
FC Prishtina e ka prezantuar transferin më të ri. Bëhet fjalë për sulmuesin Lusi Mota, i cili në kryeqytetin e Kosovës vjen nga FC Porto.
“Luis Mota, është përforcimi ynë më i ri që i bashkohet ekipit për sezonin e ri. Mota është sulmues portugez, 21 vjeçar me përvojë në strukturat e klubit FC Porto (B), dhe sjell cilësi teknike, shpejtësi si dhe instinkt goli që pritet ta ndihmoj skuadrën tonë në fazën ofensive. Mota poashtu ka qenë pjesë e skuadrës së Beleneses”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.
Ky transferim tregon ambiciet e FC Prishtinës për të ndërtuar një skuadër konkurruese jo vetëm në nivel vendor, por edhe në garat ndërkombëtare.
“Jam shumë i lumtur për këtë transferim dhe mundësinë që ta përfaqësoj një klub të madh si Prishtina, falënderoj udhëheqësin e klubit për besimin që ma kanë dhënë dhe jam i bindur që së bashku do të arrijmë suksese”, ka thënë Mota.
/Epoka e re/