Moti gjatë vikendit në Kosovë

13 janar 2018 | 11:30

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) sot dhe nesër në vendin tonë do të do të mbajë mot kryesisht i vranët.

“Mëngjesi i së dielës parashihet të jetë me ngrica të lehta dhe vende-vende me mjegull ,si pasoj e radiacionit dhe ndryshimeve fizike në troposferë.

Deri sa dita e shtune parashihet të jetë pa reshje, pasditja e së dielës parashihet të ketë kushte tjera meteorologjike, vranësira të ç’rregullta dhe reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi maksimale deri 6m/s”, është thënë në njoftimin e IHMK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës (PK), ka njoftuar se gjatë ditës së…