
Moti i keq godet Italinë,
Një valë moti të keq ka prekur veriperëndimin e Italisë, duke bërë që zona në fjalë të përjetojë tashmë vjeshtën e vërtetë pas verës së zgjatur me temperatura të larta.
Deri në agim, 30 milimetra shi kishin rënë tashmë në pjesën veriore të kryeqytetit dhe mbi 80 milimetra në Paderno Dugnano, shkruajnë mediat vendase. Dalja nga shtrati e lumit Seveso ka mbjellë pështjellim në zonën e Komos, theksojnë ato më tej, me rrugë të përmbytura e nënkalime të mbyllura.
Në provincën e Alessandrias, një kërkim me helikopter është duke u zhvilluar për një grua të raportuar të zhdukur. Ekipet zjarrfikëse janë thirrur për dhjetëra raste emergjence të lidhura me motin ekstrem në rajon, ku provincat e Monzës dhe Varese rezultojnë gjithashtu të prekura rëndë. Shkencëtarët thonë se kriza klimatike e shkaktuar nga emetimet e gazrave serrë pasojë e akvitetit njerëzor po i bën më të shpeshta dhe më intensive ngjarjet ekstreme të motit, siç janë valët e të nxehtit, thatësirat, stuhitë e fuqishme dhe përmbytjet.
Edhe pse identifikohen shumë burime të gazrave serrë që po shkaktojnë ngrohjen globale, si nxitësi kryesor i tyre shihet djegia e lëndëve djegëse fosile si nafta, gazi dhe qymyri, shitjet e të cilave gjenerojnë fitime të mëdha për gjigantët e energjisë në botë.