Moti i keq, mbyllen të gjitha shkollat në Gjirokastër

09 janar 2019 | 10:51

Reshjet e dendura të dëborës gjatë natës kanë krijuar probleme në disa akse rrugore në Shqipëri, ku nuk kanë shpëtuar as disa fshatra në qarkun e Gjirokastrës.

Në Bashkinë Gjirokastër ka rreth 25 cm borë në qytet dhe mbi 35 cm borë në njësitë administrative. 

Të gjitha njësitë administrative të Bashkisë Gjirokastër janë të bllokuara.

Është marrë vendim që procesi mësimor në të gjithë territorin e Gjirokastrës nuk do të zhvillohet dhe do të zëvendësohet në një kohë të dytë. 

Në një numër të vogël shkollash në Përmet dhe Tepelenë ku kishte filluar mësimi u mor vendimi për ndërprerjen e mësimit, raporton “Tch”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për ato që konsiderohen tema të mëdha kombëtare në Serbi,…