Moti për dy ditët e ardhshme në Kosovë

02 qershor 2020 | 20:52

Situata meteorologjike mbi vendin tonë për dy ditët e ardhshme do të mbetet e paqëndrueshme, si pasojë e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës edhe dita e mërkurë mbetet nën ndikimin e masave të lagështa të ajrit me origjinë nga veriperëndimi, kështu që sa i përket temperaturave, ato mbesin konstante me ditët paraprake.

Dita e enjte premton mot më të ngrohtë dhe drejt stabilizimit, por që rigat e dobëta mund të jenë prezent në disa pjesë të Dukagjinit.

Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s. Kushtet biometeorologjike mbeten të mira, por jo edhe ato agrometeorologjike për shkak të temperaturave të ulëta gjatë natës dhe mungesës së prezencës së rrezeve të diellit në ketë 10 ditshin e fundit, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Austria planifikon ta “neutralizojë” ndërtesën ku ka lindur diktatori nazist,…