Moti për katër ditët e ardhshme, iu presin temperatura befasuese

17 shkurt 2020 | 23:54

Mësoni se si do të jetë moti për katër ditët e ardhshme.

18.02 – Butë dhe kryesisht me diell. Në mëngjes vende-vende ngrica, e në vise të ulëta mundësi për mjegull/mjegullinë. Në mbrëmje vransirat do të shtohen.

19.02-20.02 – Ditën e mërkurë, pjesërisht vranët, e gjatë ditës intervale me diell. Vonë në mbrëmje mundësi për reshje lokale shiu. Të enjten më ftohtë dhe kryesisht vranët. Herët në mëngjes mundësi për reshje bore, e më pas reshje të përziera shiu dhe bore. Gjatë ditës reshjet pritet të pushojnë.

21.02 – Kryesisht me diell. Në mbrëmje vransira kalimtare.
Temperaturat minimale do të luhaten nga -1C deri në 3C, e maksimalet nga 10C deri në 13C. Nga dita e enjte temperaturat maksimale do të zbresin në 5C deri 7C.Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare drejtimesht të ndryshme 1-8m/s.Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale, mirëpo gradualisht do të pësojë rënie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një fëmijë i moshës 4-vjeçare ka humbur në zonën e…