Moti për pesë ditët e ardhshme

18 shkurt 2024 | 17:04

Prishtina Weather ka njoftuar për parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme.

Në javën që do të hyjmë moti do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira, intervale me diell e riga shiu.

Temperaturat do të jenë ende të larta për këtë periudhë kohore.

“Më shumë vranësira pritet të kemi gjatë javës në vijim. Nuk do të mungojnë edhe intervale me diell, që do të jenë më të gjata të hënën dhe të enjten. Ditën e martë dhe mërkurë priten edhe riga lokale shiu, apo reshje të dobëta bore viseve më malore. Ditëve të para orëve të mëngjesit do të ketë edhe ngrica, e në ultësira kushte për mjegull. Temperaturat minimale zbresin deri në -2C, ndërsa ato maksimale fillimisht në rënie deri në 8C, e nga dita e enjte sërish në rritje deri në 13C e 14C”, ka njoftuar PW.

19.02 – Ultësirave mundësi për mjegull/vranësira të ulëta orëve të mëngjesit. Ditën kryesisht me diell.
20.02 – Kryesisht me vranësira. Vende-vende mundësi për riga shiu.
21.02 – Më shumë vranësira, me mundësi për riga lokale shiu.
22.02 – Intervale më të gjata me diell dhe vranësira kalimtare, kryesisht shtresore të larta.
23.02 – Butë, me vranësira dhe intervale me diell.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Diaspora ruse në mbarë botën ka zhvilluar protesta e po…