Moti për pesë ditët e ardhshme, diell, vranësira dhe shi

25 maj 2025 | 15:29

Java e ardhshme parashihet me kushte të paqëndrueshme meteorologjike – diell, vranësira dhe shi.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) gjatë pesë ditëve të javës do të ketë ndryshime, me temperatura minimale nga 3-5 gradë celsius deri në 18-21 gradë celsius.

Edhe java e ardhshme parashihet me kushte të paqëndrueshme meteorologjike: diell, vranësira dhe shi.

E hënë – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare..

E martë – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat nëpër disa vende të izoluara mund te sjellin ndonjë rigë shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.

E mërkurë – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende –vende mund te sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5- 8gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

E enjte – Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.

E premte – Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu . Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kuvendin e sotëm zgjedhor, Fatmir Limaj është zgjedhur sërish…