Moti për pesë ditët e ardhshme

04 shkurt 2018 | 18:36

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) gjatë kësaj jave do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët dhe me intervale me diell.

IHMK-ja ka bërë me dije se pritet të ketë riga lokale shiu të cilat do të shtrihen kryesisht në jugperëndim dhe juglindje të vendit.

Gjatë ditëve të ardhshme shtypja atmosferike do të ketë luhatje mbi dhe nën vlerat e normales duke e mbajtur një gjendje të ndryshueshme termike.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë celsius.

Të mërkurën nuk përjashtohen mundësitë për ndonjë rigë lokale të shiut. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi deri 8m/s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lista Serbe ende nuk ka vendosur se cili do të…