
Moti shqetësues në Mesdhe, temperaturat e larta po sjellin pasoja të rënda
Gjatë dekadës së fundit, rajoni ka regjistruar temperatura të larta të sipërfaqes së detit, me pasoja që shkojnë përtej ekologjisë dhe prekin thelbin e ekonomisë dhe stabilitetit social.
Në Mesdhe, temperaturat sipërfaqësore arritën në 28.7°C në gusht, duke tejkaluar shumë ndryshueshmërinë natyrore ndërkohë që shkencëtarët po i krahasojnë gjithnjë e më shumë këto fenomene me “zjarret nënujore”.
Analogjia sipas tyre qëndron, pasi ashtu si një zjarr në pyll mund të shkatërrojë një ekosistem tokësor brenda pak orësh, një valë e të nxehtit detar mund të shkaktojë vdekje masive, zbardhje të koraleve dhe ndryshime të menjëhershme në ekosisteme.
Rritja e temperaturave po çon në migrimin e specieve, erozioni bregdetar, humbja e plazheve, rritja e kandilit toksik dhe degradimi i përgjithshëm i mjedisit detar po kërcënon edhe shifrat e turizmit.
Në vitin 2024, temperaturat jashtëzakonisht të larta në Detin Mesdhe dhe Detin e Zi kontribuuan në formimin e Stuhisë Boris, e cila shkaktoi përmbytje në Evropën Qendrore dhe dëme të rënda në Valencia apo Spanjë.