Moti sot dhe deri më 25 mars

22 mars 2020 | 08:31

Nga sot do të ketë rënie të theksuar të temperaturave. Në javën e parë të pranverës rikthehet moti dimëror, me mundësi edhe për reshje bore.

Datat:

22.03 – Më ftohtë, kryesisht vranët dhe me erë. Në mbrëmje priten reshje të dobëta shiu, që më vonë do të shndërrohen në borë..

23.03 – Ftohtë, kryesisht vranët dhe me erë. Herë pas here me reshje të dobëta bore.

24.03 – Kryesisht vranët dhe ftohtë. Kohë pas kohe me reshje të dobëta bore, e gjatë ditës të përziera edhe me shi.

25.03 – Kryesisht me vranësira. Në mëngjes reshje të dobëta bore dhe shiu, e gjatë ditës herë pas here me reshje të dobëta shiu.

Temperaturat do të pësojnë rënie të theksuar nën vlera mesatare. Minimalet do të zbresin nga 4C deri në -3C, e maksimalet nga 21C, të shtunën, deri në 1C ditën e hënë. Nga dita e martë maksimalet do të shënojnë rritje graduale, e të mërkurën do të arrijnë në 7C.

Të shtunën do të fryjë erë mesatare jugperëndimore 5-9m/s, e prej ditës së diel erë mesatarisht e fuqishme nga verilindja 6-12m/s.

Shtypja atmosferike do të zbresë përreth vlerave normale, e nga dita e hënë do të shënojë rritje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komunat veriore të Kosovës nuk janë duke i zbatuar masat…