Moti sot dhe nesër

18 gusht 2018 | 10:09

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, këtë fundjavë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të çrregullta të cilat në pjesën e dytë të ditës, nëpër disa territore shumë të kufizuara ka mundësi të sjellin reshje afatshkurta shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 29-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 8m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mishi është një prej produkteve të shportës bazë të ushqimeve.…