Moti sot, i vranët dhe me shi

07 janar 2024 | 08:11

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë me dije se sot do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu.

Temperaturat maksimale do të shënojnë rënie të lehta. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 3 deri në 5 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7 deri në 10 gradë celsius.

Parashihet të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-6m/s, njofton IHMK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi…