Moti sot i vranët, kohë pas kohe me intervale me diell
16 shkurt 2026
| 08:21
Moti sot në Kosovë parashihet të jetë i vranët e me intervale me diell.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se temperaturat minimale parashihen të sillen mes minus 2 dhe 0 gradë celsius, e maksimalet mes 7-9 gradë.
“Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-4 m/s”, ka njoftuar IHMK.




