
Moti sot me diell, temperaturat deri në 36 gradë Celsius
10 gusht 2025
| 08:00
Instituti Hidrometeorlogjik i Kosovës, ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell.
Sipas iHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale e ditës ndërmjet 32 dhe 36 gradë Celsius, transmeton Klankosova.tv.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1 deri në 3m/s.
Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet që të respektohen këshillat e IKSHP-së.