
Moti sot në Kosovë: Diell, reshje të përkohshme dhe vranësira
10 korrik 2025
| 08:31
Të enjten parashikohet mot me vranësira të shpeshta dhe me intervale kohore me diell. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu.
Era do të fryjë nga veriu, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 20-49 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 10 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale prej 20 deri në 25°C. /MeteoKosova/