Moti sot në Kosovë, me erë dhe me mundësi reshje shiu

02 prill 2024 | 08:41

Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot i ftohtë, i cili pritet të sjellë reshje lokale shiu gjatë orëve të para të 24-orëshit e deri në mëngjes.

Dita do të vijojë me diell dhe vranësira të pakta, ndërsa vonë pasdite mund të ketë shtim të vranësira dhe reshje lokale shiu.

Sipas Meteo Kosova, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 10 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17 deri në 20 gradë Celsius.

Era do fryjë nga kuadrati i perëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-75 km/h! Ka mundësi të ketë dëme materiale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi Iwate dhe Aomori në…