Moti sot, pranverë, temperaturat deri në 24 gradë
06 prill 2026
| 08:17
Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 5-24 km/h.
Temperaturat do të shënojnë ngritje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej 4 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 21 deri në 24°C. /MeteoKosova/



