Mourinho, 20 milionë euro për Godinin

16 nëntor 2018 | 21:07

Jose Mourinho vazhdon të jetë në kërkim të një mbrojtësi për ta përforcuar repartin e prapavijës te Manchester Unitedi.

Tekniku portugez po monitoron paraqitjet e Diego Godin tek Atletico Madridi, madje ka përgatitur një ofertë për spanjollët prej 20 milionë eurosh për ta transferuar 32-vjeçarin në “Old Trafford” në muajin janar.

Në rast të një refuzimi nga ana e spanjollëve, ashtu siç bënë edhe në verë, Manchester Unitedi do të tentojë të transferojë Gary Cahill nga Chelsea, i cili me Maurizio Sarrin në stol po luan gjithnjë e më pak, ndaj edhe largimi pritet të jetë zgjidhja më e mirë për mbrojtësin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka ngushelluar familjet e tre…