Mourinho analist në ‘talkSPORT’

30 prill 2021 | 14:14

Trajneri 58-vjeçar Jose Maourinho, i cili të hënën në mëngjes u shkarkua nga pankina e Tottenham Hotspur është rikthyer sërish në futboll.

“Special One” në vend të treningut, do të bashkohet me Laura Woods dhe Simon Jordan në ‘talkSPORT’ për mbulimin e ndeshjeve të Euro 2020, që do të luhen në qershor.

Kompania ka njoftuar se Jose do të jetë me dëgjuesit përgjatë orarit nga programimi i drejtpërdrejtë i ‘talkSPORT’ në Euro GameDay, si dhe ndeshjet e rregullta në mëngjes, të cilat do të përfshijnë një prag-ndeshjeje dhe telefonata ekskluzive pas saj për dëgjuesit.

Ata gjithashtu kanë njoftuar, se Mourinho do të jetë pjesë e ekipit për të tri ndeshjet në grup të Anglisë, një ndeshje në raundin e 1/16-tave, dy çerekfinale, një gjysmëfinale dhe finalen.

“talkSPORT është stacioni i tifozëve dhe mezi pres të bashkohem. Evropiani do të jetë një turne fantastik dhe ‘talkSPORT’ do të kapë tërë entuziazmin për tifozët. Në diskutimet e mia me ekipin, unë mund të ndiej entuziazmin e tyre për Euro 2020. Jam i kënaqur që jam pjesë e tij”, ka deklaruar Mourinho pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisionari për fqinjësinë dhe zgjerimin, Oliver Varhelyi, do të udhëtojë…