Mourinho drejt Real Madridit, Perez: Kam besim të plotë në vendimet e tij
Jose Mourinho pritet të marrë drejtimin e Real Madridit në të ardhmen e afërt dhe Florentino Perez është pyetur se si do të reagonte nëse trajneri portugez do të vendoste të linte në stol një nga lojtarët kryesorë të ekipit.
Në një intervistë, Perez ka thënë se ka besim të plotë te Mourinho, duke e përshkruar atë si një trajner me përvojë të madhe, vendimet e të cilit meritojnë mbështetje të plotë.
“Kam besim të plotë te Jose Mourinho dhe mbështetem në vendimet e tij, edhe nëse ai zgjedh të lërë një lojtar yll në stol”, ka thënë Perez.
Perez ka zbuluar gjithashtu se Real Madridi do të paraqesë një ofertë transferimi prej 150 milionë eurosh që javën e ardhshme. Objektivi është një lojtar që aktualisht garon në Ligën e Kampionëve të UEFA-s.
Ndërkohë, kandidati tjetër presidencial, Enrique Riquelme, ka deklaruar se Erling Haaland do të bëhej lojtar i Real Madridit nëse fiton zgjedhjet. Ai ka shtuar gjithashtu se Rodri është një tjetër përparësi kryesore në planet e tij.



