Mourinho: Dy muaj më parë nuk kisha besim te Kumbulla, tani po

22 janar 2022 | 21:37

Marash Kumbulla po kalon një moment të mirë te Roma dhe trajneri Jose Mourinho ka thurur elozhe për mbrojtësin e kombëtares shqiptare. Në konferencën e sotme për shtypin portugezi u pyet për repartin e mbrojtjes ku evidentoi faktin se Kumbulla e ka fituar vetë pozicionin e tij.

“Smalling është mirë. Është i disponueshëm për të luajtur dhe nëse duhet, ai do ta bëjë. Gjithsesi kemi katër lojtarë qendrorë në dispozicion. Kumbulla po luan mirë tani.

Dy tre muaj më parë nuk kishte besimin tim të plotë, tani e fitoi me punën e tij. Nuk mbaj mend të kem pasur ndonjëherë 4 mbrojtës qëndre në dispozicion që nga fillimi i sezon”, tha Mourinho.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur kosovare, Dafina Zeqiri, ka marrë pjesë në…