Mourinho e dëshiron Sanchon në Fenerbahçe

25 qershor 2025 | 15:05

Jose Mourinho dëshiron që sulmuesi anglez Jadon Sancho të transferohet te Fenerbahçe këtë verë.

Skuadra turke është interesuar për nënshkrimin e tij, pasi konsiderohet i padëshiruar nga Manchester United.

Lajmi është konfirmuar sot nga “The Telegraph”, që nuk deklaron nëse turqit dëshirojnë ta blejnë kartonin e lojtarit, siç kërkojnë “djajtë e kuq”, apo do ta marrin në formë huazimi, siç ndodhi vjet kur luajti me Chelsea.

Manchester United po kërkon ta shesë lojtarin e ardhur për 73 milionë euro në vitin 2021, pikërisht në sezonin kur Jose Mourinho u largua nga ky klub.

Vlera e tij është ulur ndjeshëm, ndaj mjaft klube “big” në Evropë e duan. Duket se vetë Mourinho është përfshirë në bisedime me lojtarin për ta bindur të transferohet në Turqi. Tashmë pritet që Fenerbahçe dhe United të gjejnë gjuhën e përbashkët, por duhet plotësuar edhe kërkesat e lojtarit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqësit e NATO-s janë pajtuar për një rritje masive për…