Mourinho e dëshiron Sonin në Fenerbahçen

16 qershor 2025 | 14:54

Pas një dekade besnikërie dhe paraqitjesh të jashtëzakonshme me fanellën e Tottenham, sulmuesi koreano-jugor Heung-min Son më në fund arriti të fitoje një trofe evropian. Tottenham fitoi finalen e Ligës së Evropës kundër Manchester United, një arritje historike për klubin dhe moment emocional për kapitenin e “Spurs”.

Megjithatë, sipas burimeve të “TodoFichajes”, pas këtij suksesi të madh, nuk përjashtohet mundësia që Son të mbyllë kapitullin e tij në Londër dhe të nisë një aventurë të re. Kontrata e tij skadon në qershor 2026, por klube të mëdha kanë shfaqur interes të menjëhershëm për shërbimet e tij. Në veçanti, Jose Mourinho, tani trajner i Fenerbahçes, po përpiqet të ribashkohet me ish-lojtarin e tij të Tottenham.

Portugezi është i gatshëm të sjellë Son në Superligën turke, duke bërë gati një ofertë prej 30 milionë euro. Nëse kjo lëvizje realizohet, ajo do të përbënte një nga transferimet më të mëdha të verës në Turqi, ndërsa Son mund të fillojë një kapitull të ri të karrierës së tij me një tjetër emër të madh të futbollit evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja Ivana Knoll është bërë e famshme gjatë Kampionatit Botëror…