
Mourinho e kërkon Iscon te Roma
11 maj 2021
| 11:47
AS Roma është futur në garë për kartonin e Iscos, i cili me shumë mundësi do të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të verës.
Trajneri i ri i Romës, Jose Mourinho, u ka kërkuar drejtuesve përforcime për mesin e fushës derisa në listë është 29-vjeçari që vlerësohet 20 milionë euro.
Drejtuesit e Romës kanë dhënë miratimin për afrimin e mesfushorit, duke parakaluar “Zonjën e Vjetër” në tratativat për blerjen e futbollistit gjatë afatit kalimtar të verës.