
Mourinho i dëshiron këta futbollistë në janar
Roma e Jose Mourinhos do të jetë protagoniste në merkaton e ardhshme të dimrit. “La Gazzetta dello Sport” ka zbuluar një listë dëshirash për strategun portugez gjatë janarit.
Për qendrën e mesfushës kandidatë janë Florian Grillitsch i Hoffenheim; Giulio Maggiore nga Spezia dhe Tolisso nga Bayern Munich. Ky i fundit është më i komplikuari në nivel pagash, por ka bonusin e përfundimit të kontratës në fund të sezonit.
Klubi bavarez nuk bën shumë lëshime kur bëhet fjalë për të lënë lojtarët e tyre të largohen por në Janar me një ofertë modeste mund ta lënë të lire. Nga ana tjetër, Grillitsch është një profil më i ulët dhe, për rrjedhojë, më i përballueshëm në nivel ekonomik, gjithmonë në merkaton e dimrit.
Për mbrojtjen, Mourinho ka hedhur sytë në Angli ku Max Aarons është favorit për anën e djathtë. Çmimi është pengesa kryesore, 20 milionë euro. Tashmë ka interesuar të tjerë të mëdhenj për të por gjithsesi portugezi ka edhe një emër alternative, Diogo Dalot, nga Man. United.