Mourinho: Ja si u shit Salahi nga Chelsea

27 prill 2018 | 13:25

Mohamed Salah është padyshim futbollisti më i mirë i momentit, teksa po shkëlqen me fanellën e Liverpoolit.

Në të kaluarën “faraoni” egjiptian ka veshur edhe fanellën e Chelseat kur drejtohej ndaj Jose Mourinho. Sulmuesi portugez është sulmuar nga tifozët, të cilët e cilësojnë të pa aftë në vlerësimin e talenteve. Portugezi ka rrëfyer për “ESPN Brazil” të vërtetën e shitjes ylli aktual. “Besoj se gjithçka ka ndodhur e ka surprizuar edhe vet atë. Ai ka qenë i shkëlqyer. Por, ai është një lojtar i madh që ka arritur kulmin e maturimit, ka kaluar disa eksperienca të tjera, e tashmë është përshtatur në mënyrë perfekte me stilin e lojës së ekipit ku luan, të trajnerit që e udhëzon. Kështu që nuk habitem shumë. Njerëzit mendojnë se isha unë që e shita Salahun, por është e kundërta. Unë kërkova ta blinim! Unë isha ai që u thashë drejtuesve të Chelseat ta blinin egjiptianin. Isha unë në krye të bluve, kur ai erdhi të skuadrës. Por, ai erdhi në moshë shumë të re, fizikisht nuk ishte gati, sikurse psikologjikisht, në aspektin social dhe kulturor. Shumëçka është thënë për të madje. Vendosëm ta huazonim, sepse edhe ai na e kërkoi diçka të tillë. Ai donte të luante më shumë, të maturohej, e pse mos e bënte këtë te Fiorentina. Tani, ishte Chelsea që vendosi ta shiste atë, jo unë. Më vjen keq që ata janë shprehur se isha unë që e shita. Është tërësisht një gënjeshtër. Unë e bleva, pranova ta huazonim sepse mendova që ishte e nevojshme, e për më tepër sepse Chelsea kishte lojtarë krahu asokohe”, ka deklaruar Salah. “Disa prej tyre janë ende te Chelsea, po të shikosh Willian, Hazard, e gjithë të tjerët që kanë përmirësuar gjithashtu nivelin e tyre. Vendimi për huazimin e tij ishte kolektiv, por vendimi për ta shitur atë për të shfrytëzuar paratë nga ai që të blihej dikush tjetër, nuk ishte i imi. Edhe po të ishte, në futboll mund të gabosh shumë herë, pasi shumë lojtarë zhvillohen në mënyrë të atillë që ne nuk mund ta parashikonim, disa të tjerë nuk arrijnë nivelin që ne mendojmë se do të arrijnë. Kështu që nuk mendoj se është një gabim, është pjesë e punës sonë”, ka deklaruar Mourinho.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu në…