Mourinho: Jam shumë i lumtur që e kam refuzuar Milanin

07 janar 2022 | 16:19

Vite më parë, Jose Mourinhos iu kërkua që të ulet në stolin e Milanit. Këtë e konfirmoi vet ishi i Interit, Realit e Chelseat. I irrituar pas humbjes së Romës së tij 3-1 në San Siro, në ndeshjen e parë për vitin 2022, Mourinho ka thënë se tani është edhe më i lumtur që vite më parë i ka thënë jo Milanit.

“Më ofruan stolin në Milano 3 vite më parë. E kam menduar për tre ditë, por jam shumë i lumtur që e mora atë vendim. Jam profesionist, por ka ende vend për emocione. Unë jam një i pasionuar pas Romës dhe do të jap gjithçka për këtë klub”, është shprehur portugezi. “Duke parë atë që ndodhi sot, jam dy herë më i lumtur me vendimin tim”, ishin fjalët e Mourinhos pas takimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Broboniq të Mitrovicës i është dhënë lamtumira e fundit…