
Mourinho, jashtë Ligës së Kampionëve: Tani synojmë trofeun në Ligën e Evropës
Jose Mourinho u përball me eliminimin nga Liga e Kampionëve në ndeshjen e kthimit të “play-off”-it kundër Benficas, pas humbjes 1-0 në “Estadio da Luz”.
Duke folur pas ndeshjes, trajneri i Fenerbahçes pranoi: “Në pjesën e parë Benfica nuk ishte vetëm më e mirë, ishte shumë më e mirë. Në pjesën e dytë ishim ne që luajtëm më mirë, por jo shumë. Krijuam dy raste të rëndësishme në këtë fazë të fundit, pastaj kartoni i kuq e ndërpreu epërsinë tonë. Duke parë ndeshjen në tërësi, fitoi skuadra më e fortë”. Lidhur me zgjedhjen e tij për ta nisur me Talisca dhe jo Duran, ka shtuar: “Jhon nuk ishte mirë fizikisht, pati probleme dhe u stërvit pak. Talisca është lojtar me një lloj tjetër personaliteti, luan më mirë mes linjave. Ne kërkuam të kishim më shumë zotërim topi në pjesën e parë, por ia dolëm vetëm në të dytën. Nuk më pëlqen të gjej justifikime për gjëra që nuk kanë. Skuadra më e fortë, me lojtarët më të mirë dhe më me përvojë, fitoi dhe e meritoi”.
Së fundi, Mourinho reflektoi mbi ndikimin që mund të ketë kjo dalje nga Liga e Kampionëve në fillimin e sezonit për Fenerbahçen e tij: “Nëse do të shkonim në Ligën e Kampionëve do të kishim luajtur ndoshta 8 ndeshje, në Ligën e Evropës synimi është trofeu”.