Mourinho kujton humbjen ndaj Barcelonës: Ishte më e mirë në karrierë

25 prill 2025 | 11:20

Interi dhe Barcelona do të përballen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku rikthehen në fazën e njëjtë në të cilën ishin para 15 viteve.

Atëbotë, Interi kishte avancuar tutje, pas fitores 3:1 në ndeshjen e parë dhe humbjes 1:0 në përballjen e kthimit. E lidhur me ndeshjen e kthimit, ka folur trajneri i atëhershëm i Interit, Jose Mourinho. Trajneri portugez e cilësoi atë si humbjen më të mirë në karrierë.

“Mendoj se isha i shkëlqyer në mënyrën se si organizova ekipin. Ne u mbrojtëm me të gjitha forcat, me zemër, me shpirt. Kjo është humbja më e mirë në karrierën time. Ne dhamë gjithçka, humbëm 1-0, por arritëm në finale”, u shpreh Mourinho.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka deklaruar se janë…