Mourinho kundër VAR-it

03 korrik 2020 | 14:23

Trajneri i Tottenham Hotspurt, Jose Mourinho, ka thënë se VAR-i i bën dëm futbollit, pas disfatës që pësoi skuadra e tij kundër Sheffield Unitedit (3-1) të enjten.

“Mendoj se nuk mund ta them atë që e ndiej. Nuk është gjyqtari kryesori më. Kryesori tani është gjyqtari ndihmës, burrat dhe gratë me flamuj tani janë ndihmësgjyqtarë të gjyqtarit ndihmës”, ka thënë Mourinho.

“Gjyqtari duhet të jetë kryesori në fushë. Ne po shkojmë drejt një gjëje që është shumë e dëmshme për një sport që ne e quajmë sporti i bukur”, ka deklaruar Mourinho.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë,…