
Mourinho: Më mungon jeta, jam specialist i vezëve të skuqura
Përhapja e koronavirusit, si shumë njerëz, ka izoluar edhe futbollistët, që ende nuk e dinë kur od të rikthehen në fushat e lojës.
Këtë situatë po e vuan shumë edhe trajneri i Totenhemit, Jose Mourinho, i cili tashmë ka marrë një nismë të veçantë. Tekniku portugez mbledh ndihma, për t’i shpërndarë ato më pas për familjet që janë në nevojë në këtë situatë të vështirë që po kalojnë të gjithë.
Gjithashtu trajneri në një prononcim të dhënë së fundmi, është shprehur se i mungon jeta e përditshme, duke treguar se është bërë specialist i vezëve të skuqura.
“Më mungon futbolli, por mund të them se më shumë më mungon jeta. Futbolli është pjesë e jetës sonë. Ne kemi një betejë shumë të madhe para nesh dhe duhet të luftojmë të gjithë. Tashmë në këtë periudhë unë jam bërë një specialist i vezëve të skuqura”, u shpreh Mourinho.