Mourinho: Nuk është e lehtë të jesh special

27 shtator 2019 | 16:05

Jose Mourinho është në kërkim të një skuadre, prandaj ka gjetur kohë edhe për shaka.

Edhe pse i papunë, portugezi duket sikur ka recetën e duhur për të qëndruar në kryefaqet e medieve evropiane. Në një reklamë 90 sekondëshe, Mourinho shihet teksa shpjegon se pse nuk është e lehtë të jesh special (nofka e tij ‘Special One’).

“Të jesh special do të thotë të jesh konsistent. Unë kam qenë special në Milan, në Madrid, por jo të gjitha të arriturat sjellin trofe”, ka thënë Mourinho.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka…