Mourinho: Nuk më pëlqeu ndeshja mes PSG-së dhe Realit

19 shkurt 2022 | 13:51

Synimi i Romës për sezonin ishte të kthehej në Ligën e Kampionëve dhe ndonëse kjo duket e pamundur në këtë fazë, Jose Mourinho e ka bërë të qartë se nuk i mungon të jetë në garën kryesore kontinentale.

Roma u kualifikua në raundin e 1-8 së finales të Ligës së Konferencës falë fitimit të grupit të tyre, megjithatë Mourinho nuk dëshiron domosdoshmërish një rikthim në Ligën e Kampionëve, shkruan Marca.

“Kam qenë në më shumë se 150 ndeshje në Champions League dhe jam i privilegjuar për këtë”, deklaroi Mourinho në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes.

“Nuk mund të qaj tani që jam duke luajtur në Europa apo në Ligën e Konferencave. Nuk ndihem nostalgjik”.

Mourinho thotë se i pëlqeu ndeshja mes Interit dhe Liverpoolit, por jo ajo në mes PSG-së dhe Real Madridit.

“Nuk kam parë shumë ndeshje të mëdha të Ligës së Kampionëve. Nuk më pëlqeu PSG-Real Madrid, por Inter-Liverpool ishte një ndeshje e mirë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gabriel Escobar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Miroslav Lajçak…