Mourinho: Për Romën refuzova Portugalinë dhe klubet arabe

24 prill 2024 | 12:18

Trajneri Jose Mourinho në një intervistë për “Telegraph”, tregon se ka refuzuar oferta të rëndësishme për Romën.

“Miqtë e mi, familja ime dhe agjenti im më thanë të largohesha pas finales së Evropa Ligës vitin e kaluar, por ndjeva se duhej të rrija ende te ky klub, dhe gjithashtu refuzova oferta të rëndësishme si Arabia Saudite dhe kombëtarja e Portugalisë për të qëndruar te Roma”, ka thënë Mourinho.

“E ardhmja? Kam ende një karrierë të gjatë përpara, jam 61 vjeç, nuk mendoj se pensionohem në 65. Nuk është çështje klubi, e vetmja gjë që dua është që objektivat të përcaktohen nga të gjithë në kohën e duhur, nuk mund të shkoj në një klub ku, vetëm për shkak të historisë sime qëllimi të jetë që të fitoj menjëherë një titull. Duhet kohë dhe investim në skuadër për ta bërë këtë”, është shprehur “The Special One”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Minnesota udhëheq 2-0 serinë e ndeshjeve çerekfinale “play-off” në Konferencën…