Mourinho pritet të bëhet trajner i Portugalisë?
Jose Mourinho është raportuar në mediet ndërkombëtare se do të jetë trajner i ri i Kombëtares së Portugalisë, duke pasuar Roberto Martinezin pas përfundimit të Kupës së Botës 2026.
Sipas mediumit “ESPN”, Portugalia është gati t’i drejtohet trajnerit të Benficas, Mourinho, për rolin e trajnerit kryesor.
Kombëtarja portugeze e ka zgjedhur ish-trajnerin e Chelseat dhe Real Madridit si pasardhësin e Roberto Martinez, kontrata e të cilit skadon pas Kupës së Botës 2026.
E ardhmja e Mourinhos te Benfica ka qenë tashmë subjekt i spekulimeve të forta, me thashetheme që e lidhin atë me një largim.
Klubi portugez do të ndjekë Ruben Amorimin nëse Mourinho pranon punën në ekipin kombëtar. Portugalia do të hyjë në Kupën e Botës 2026 si një nga favoritët e fortë nën drejtimin e Martinez pasi ka bindur edhe në kualifikuese.



