Mourinho rrezikon shkarkimin

13 shkurt 2021 | 09:08

Trajneri Jose Mourinho nuk e ka të sigurt mbajtjen e postit të trajnerit te Tottenham Hotspuri.

“Daily Mirror” ka raportuar të premten se drejtuesit e “Spurs”-ve nuk janë të kënaqur me rezultatet e fundit të ekipit dhe po mendojnë për shkarkimin e portugezit.

Tottenhami në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat ka regjistruar katër humbje dhe kjo seri negative mund t’i kushtojë shtrenjtë trajnerit 58-vjeçar, i cili në nëntor të vitit 2019 mori drejtimin e kësaj skuadre dhe ka kontratë deri në muajin qershor të vitit 2023.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Masat e ajrit me origjinë nga veriu sot do të…