Mourinho shihet si pasardhës i Santosit te Portugalia
14 dhjetor 2022
| 17:03
Fernardo Santos është larguar nga Portugalia pas dështimit në Botërorin e Katarit.
Sipas Record, ka një emër konkret për pasuesin e Santos. Bëhet fjalë për Jose Mourinho, teknik ky që shihet si personi i duhur që mund të kthejë lavdinë te luzitanët.
Gjithsesi, për një akord të mundshëm, ka mjaft pengesa. Jose Mourinho ka një kontratë, e cila e lidh me Romën deri në vitin 2024. Gjithsesi, ideja e drejtimit të një kombëtare të tillë mund t’i prishë mendjen portugezit.



