Mourinho: Tani fillon karriera për Zidanen

26 mars 2019 | 14:00

Jose Mourinho që prej shkarkimit të tij nga Manchester Unitedu i ka bërë më të shpeshta daljet e tij në media.

Trajneri portugez në deklaratat e tij lëshon shumë thumba në varësi të personit që është duke komentuar. Këtë herë objektiv i tij ishte Zinedine Zidane. Në një intervistë për “Canal Plus”, trajneri portugez ka komentuar karrierën e francezit dhe zgjedhjet e tij të deritanishme.

“Mendoj se është herët të flasim për karrierën e tij, edhe pse në një kohë të shkurtër fitoi tri Liga të Kampionëve radhazi. Për mua, tani fillon karriera e tij e vërtetë, pasi duhet të marrë vendime për ta ndërtuar ekipin nga e para. Të blejë dhe të shesë lojtarë. Duhet të stërvitet dhe t’i japë një filozofi skuadrës”, ka thënë Mourinho.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga radhët e Lidhjes…