Mozzik tallet me Labin: Ka virus (Video)

15 korrik 2020 | 09:11

Me rritjen e numrit të infektuarve në vend me Covid-19, Qeveria e Kosovës ka marr masa të rrepta për parandalimin e pandemisë.

Njëra nga to është bartja e maskave e cila është obligative, pastaj dezinfektimi i duarve dhe mbajtja e distancës.

Një mesazh për vetëdijesimin e qytetarëve e ka dhënë edhe reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik përmes një postimi në Instagram.

Ndryshe nga bashkëvendasi i tij, Labi i cili kohë më parë tha që nuk ka virus dhe se e gjitha është gënjeshtër, Mozzik tha se ka virus dhe bëri thirrje që të gjithë të mbajnë maska dhe t’i respektojnë rregullat.

“KA VIRUS #BrravoMoz Covid-19 e kemi kudo , iu lutem të gjithëve të mbani maskat! Respektoni rregullat! Edhe njëherë KA VIRUS”, ka shkruar Mozzik në postim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani I dashur populli shqiptar që jeton në trojet…