Mozzik viziton qendrat korrektuese në Smrekonicë e Lipjan

27 gusht 2020 | 00:03

Në vazhdën e aktiviteteve kulturore artistike të SHKK-së, sot Rep këngëtari, Gramoz Aliu, i njohur me emrin artistik “Mozzik”, vizitoi Qendrën Edukuese Korrektuese për të Mitur, Qendrën Korrektuese  për të Mitur dhe Qendrën Korrektuese Smrekonicë.

Vizita u realizua në ambientet e hapura të institucioneve korrektuese dhe në harmoni të plotë me masat mbrojtëse ndaj pandemisë “Covid 19”.

Në fund të vizitës, të  miturve dhe të dënuarve u shpërndau nga një CD dhuratë nga Albumi i tij i fundit. Vizita e Mozzik është mirëpritur nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, e në veçanti nga të miturit e  qendrave korrektivo edukuese dhe të dënuarit e Qendrës Korrektuese Smrekonicë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës…