MPB-ja fillon pajisjen me letërnjoftime për qytetarët e Republikës së Kosovës

15 dhjetor 2020 | 15:22

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), përkatësisht Agjencia e Regjistrimit Civil, ka njoftuar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se tashmë ka filluar prodhimi dhe pajisja e qytetarëve me letërnjoftim të Republikës së Kosovës.

“Të gjitha rastet të cilat kanë qenë në pritje për procedim, tashmë janë kryer dhe janë shpërndarë nëpër qendrat e tyre përkatëse si dhe në misionet konsullore/diplomatike. Njëkohësisht, ju kërkojmë falje të gjithë qytetarëve që gjatë kësaj periudhe kohore nuk kanë arritur të pajisen me letërnjoftim sipas procedurave të parapara. Ju faleminderit në mirëkuptim!”, ka njoftuar MPB-ja, raporton “Epoka e re”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar statistikat afatshkurtra…