MPB-ja publikon materiale informuese lidhur me zbatimin e ligjit për të huajt

27 janar 2026 | 16:03

Në kuadër të periudhës informuese për zbatimin e Ligjit për të Huajt dhe sigurimin e udhëzimeve të qarta lidhur me kërkesat/obligimet ligjore të të huajve në Republikën e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin publik se janë publikuar dokumentet/materialet informuese lidhur me kriteret që të huajt duhet të përmbushin dhe dokumentet që duhet të dorëzojnë me rastin e parashtrimit të kërkesës për pajisje me lejeqëndrim të përkohshëm dhe/apo lejeqëndrim të përhershëm.

Të gjitha dokumentet me informatat për kriteret dhe lista kontrolluese për dokumentet që palët duhet të dorëzojnë me rastin e aplikimit për pajisje me lejeqëndrim të përkohshëm dhe/apo lejeqëndrim të përhershëm, janë të qasshme për publikun në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Doganës, drejtori…