MPJ izraelite: Irani natën targetoi civilë izraelitë derisa flinin

15 qershor 2025 | 09:34

Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit përmes një postimi në “X” ka thënë se Irani ka sulmuar sërish “civilët” në Izrael derisa ishin në gjumë.

MPJ izraelite thotë se 8 persona janë vrarë, në mesin e tyre 4 fëmijë.

“Më shumë se 200 janë lënduar. 35 janë ende të zhdukur”, thuhet në njoftim.

“Irani targeton të pafajshmit. Izraeli targeton lokacionet bërthamore dhe ushtarake – për të ndaluar regjimin terrorist më të rrezikshëm në botë nga sigurimi i armëve më të rrezikshme në botë. Ne do të bëjmë gjithçka që duhet për të mbrojtur popullin tonë. Izraeli po bën atë që duhet bërë.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qindra protesta kundër presidentit Donald Trump u zhvilluan në mbarë…