MPJ: Nuk ka shtetas të Kosovës të prekur nga sulmi terrorist në Zelandë të Re

15 mars 2019 | 14:15

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka bërë me dije se në bazë të informacioneve të pranuara deri më tash, nëpërmjet kanaleve diplomatike, nuk ka shtetas të Kosovës që janë prekur nga sulmi terrorist, që ndodhi të premten në dy xhami në Zelandën e Re, dhe i cili la të vdekur dhjetëra persona.
“Ministria e Punëve të Jashtme nëpërmjet Ambasadës së Republikës së Kosovës në Australi, e cila e mbulon edhe Zelandën e Re është duke i përcjell  nga afër zhvillimet e sotme dhe në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet zyrtare të Zelandës së Re dhe tashmë ka vënë në shërbim edhe numrat emergjent për të gjithë shtetasit kosovarë, që mund të kenë nevojë për asistencë konsullore. Numrat emergjent, ku shtetasit kosovar mund të thërrasin janë si në vijim: +61 (02) 261130366 , +61403517113”, është thënë në komunikatën për medie të MPJ-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka dënuar sulmin terrorist…