
MPJD-ja refuzon kërkesën e Petkoviqit për hyrje në Kosovë
24 korrik 2023
| 17:10
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk e ka aprovuar kërkesën e zyrtarit serb Petar Petkoviq për të hyrë në Republikën e Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar MPJD-ja në një përgjigje për Klankosova.tv. “Ju konfirmojmë se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk e ka aprovuar këtë herë kërkesën e zyrtarit serb Petar Petkoviq për hyrje në Republikën e Kosovës”, thuhet në përgjigje.